Në kuadër të aktiviteteve për “Javën e Pavarësisë”, Bashkia Shkodër si çdo vit tashmë, organizon në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës ekspozitën Arti për të mos harruar. Kjo ekspozitë vjen me punime të autorit shkodran Genti Tavanxhiu.

Punimet e autorit në pikturë janë të frymëzuara nga periudha e errët komuniste që ka kaluar vendi ynë. Kjo ekspozitë propozohet edhe një herë për publikun në kushtet e jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia e Covid 19

Kështu të gjithë ata që kanë interes dhe dëshirë ta vizitojnë, duhet të respektojnë protokollet e sigurisë në fuqi.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/1585455358330013/