Nga 1 dhjetori mësimi për sistemin parauniversitar do të kalojë në skenarin e dytë, mësim online dhe prezencë fizike në shkolla. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manstirliu.

Për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur

Ti rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance online bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore.