Kreu i qeverisë Edi Rama ka dalë në një konferencë për gazetarët, të cilët janë online nga redaksitë e tyre, ku fillimisht është ndalur te situata e pandemisë së Covid 19 në vendin tonë.
Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes në respektimin e masave, pasi një mbyllje e dytë do të ishte me pasoja shumë të rënda për vendin, veçanërisht në aspektin ekonomik.
Nga ana tjetër sa i takon zërave për mbylljen e shkollave, Rama tha se do të jenë ekspertët ata që do të marrin vendimin, por shtoi se për momentin nuk është në axhendë mbyllja e tyre.
Do kërkoja ndihmën e të gjithëve ju që më ndiqni, që të jeni sa më të vetëdijshëm, secili në profesionin e vetë, por patjetër së bashku si një komunitet që jetojmë në këtë vend, të shmangim, qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do e bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të të gjithë atyre që janë në nevojë, qoftë dhe mbylljen e përgjithshme
Është e domosdoshme që secili prej nesh të vetëdijësohet që ka një rol për të luajtur, në radhë të parë për të m,brojtur shëndetin e vetë dhe të të afërmve. Është i jashtëzakonshëm kontributi i secilit për të ndihmuar ata që janë në vijën e zjarrit, mbyllja do të kishte pasoja të jashtëzakonshme në çdo sektor, e veçanërisht në atë ekonomik.
Kam dëgjuar një zë të përsëritur për mbylljen e shkollave, dua ta theksoj se çfarë hapet dhe çfarë mbyllet vendoset nga ekspertët, dua tiu përcjell të gjithëve që na ndjekin përmes jush, se sipas të gjitha të dhënave, shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, por një hapësirë si të gjitha të tjerat, kanë potencialin e tyre të rrezikut.
Nga njëra anë është e rëndësishme që masat të zbatohen në çdo shkollë, siç po ndodh tani.
Comments are closed.