Gazetarja dhe aktivistja, Arta Avdiu, ka hedhur kritika në drejtim të Policisë së Kosovës, duke thënë se efektivët po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave antiCOVID për t’ua marrë numrat e telefonit.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë për tua marrë numrat e telefonit, sesa për ti dënuar.
“Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë bërë shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë” ka shkruar ajo.
Aktivistja më tej thotë se ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet të reagojë menjëherë. “Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza” ka shkruar ajo.
Comments are closed.