I ftuar këtë të martë në emisionin “Historia ime” në TV Klan ishte Halil Sinani nga Kukësi, por me vendbanim në Tiranë. Halili është i martuar prej 5 vitesh dhe nga martesa kanë ardhur në jetë 2 fëmijë, njëri 2 vjeç dhe tjetri 4 vjeç. Ai dhe bashkëshortja e tij Shkurta shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin, por Halili ka raporte shume te këqia me prindërit e tij
Halili tregoi se i ati e ka dh.unuar edhe atë dhe nusen e tij si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht. Tashme ata jetojnë prej 4 muajsh me qera, familja ka marrë madje edhe urdhër mbrojtje në gjykatë për dhunë në familje
“Kemi ardhur në Tiranë që në vitin 2001. Kam ardhur së bashku me familjen dhe unë isha në moshën 12 vjeç. Historia ime është shumë prekëse dhe e gjatë sepse unë jam martuar dy herë dhe kjo është nusja e dytë që kam. U martova për herë të parë në 2010. Nga ajo martesë lindi djali pas një viti dhe problemi i ndarjes ishin prindërit
U ndamë në një mënyrë shumë tragjike dhe u martova sërish me dakortësinë e babës. U martova në 6 Korrik të 2015, atë ditë kur shkova të marr nusen Shkurtën tek shtëpia e prindërve të saj, unë kam patur një histori tra.gjike si të ishte filmi Ertugrulit që e jep përditë në Tv Klan nga plaku im. Ka ardhur policia sepse mua po më ndiqte me sëpatë
Nuk e di arsyen, kanë qenë xhaxhallarë, miq, njerëz të afërt dhe ata kanë këmbngulur të lënë dasmën, por fatmirësisht burri i hallës sime dhe xhaxhai im këmbëngulën që unë të mos bëhem karagjos se nusja po priste. Plaku donte të më priste me sëpatë. Policia ka ardhur, e kanë parë vendin e ngjarjes, ai u zhduk dhe nuk morën asnjë masë për të. Gjithmonë ka qenë depresiv në familje
Unë kam dy motra njëra është e sëmurë me të meta mendore dhe njëra është e martuar në Kosovë. Babai ka ushtruar gjithmonë d.hunë fizike dhe psikologjike, pr..esione, shantazhe. Edhe me nënën njësoj, por ia ka mësuar taktin, nuk ka nga të shkojë dhe ajo” tregoi Halili
Comments are closed.