Një vit më parë me hyrjen në fuqi të Operacionit Forca e Ligjit, Ministria e Brendshme trumbetoi në media se tashmë asetet e krimit do të bllokohen. Formularët e vetëdeklarimit u shpërndanë publikisht të gjithë atyre personave të cilët sipas ligjit ishin dënuar për grupe kri..m.inale, t.e..rrori.zëm apo dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve nar.ko.ti.ke.
Sipas statistikave zyrtare formularët iu dërguan 7800 subjekteve, mes tyre dhe personave që kanë humbur jetën siç ishte rasti i Shkëlzen Dumanit në Siri apo dhe i Almir Dacit në Leshnicë të Pogradecit
Krahas motivit për të qenë konform ligjit se për këta persona nuk ka një certifikatë vdekjeje, ajo që bie në sy është se mes 291 vendimeve për sekuestro preventive vetëm 1 automjet i vjetër është konfiskuar
Statistikat tregojnë se praktikisht forca e ligjit dështoi në misionin e saj për të konfiskuar dhe pati sukses vetëm në sekuestro të përkohshme të aseteve kriminale. Rasti më flagrant ishte referimi në prokurorinë e Posaçme të aseteve të Lulzim Berishës, ish kreut të bandës së Durrësit.
Mes 700 referimeve në këtë prokoruri rasti i Lulzim Berishës u mediatizua nga Ministria e Brendshme dhe policia si rast suksesi, por në të vërtetë nuk ishte ashtu. Fillimisht, atij iu sekuestrua një automjet i blinduar e disa ditë më pas me motivacionin se nuk i ishte përgjigjur pyetjeve të OFL e njëjta gjë ndodhi me 1,2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në pronësi të tij
Hetimi i nisur në SPAK u delegua më pas për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, ku dyshimet nuk u provuan. Kjo prokurori vendosi të çlirojë nga sekuestroja 1,2 milionë litra karburant dhe kthimin e sasisë te shoqëria tregtare. Vendimi i Prokurorisë u parapri nga një tjetër fitore e Berishës në Gjykatën Administrative të Apelit, që në tetor i ktheu licencën e hequr shoqërisë së tij “Rajan 2007”
Operacioni Forca e Ligjit, ndonëse krijoi volum formularësh në përfundim të misionit, konfiskoi vetëm 1 automjet ndërsa prokuroria vijon t’i kthejë dosjet për riplotësim
Comments are closed.