Ajo punon infermiere prej shume vitesh por ne lagje ne rrugicen Koplikej ne Shkoder te gjithe e njohin si gruan e perkushtuar ndaj kafsheve te cilet jane pa strehe .

Ajo shihet cdo dite duke i dhene ushqim dhe perkujdesur per vaksinimin dhe shendetin e tyre ndersa ne apartamentin ku jeton me familjen mban plot 7 mace, nderkohe qe ushqen dhe perkujdeset per shume te tjera.

Irma jep dashuri pa interes duke mirepritur vetem dashurine e mirenjohjen te cilet kafshet e shprehin ne format me te embla te perkedheljes ne nje kohe kur njerezit jane çdo dite me indiferent, per te mos folur per keqtrajtimet dhe vrasjet e kafsheve endacake.

Ajo eshte e ndergjegjeshme qe me nje rroge kjo eshte mjaft e veshtire e megjithate, ajo del çdo dite me biçiklete me kete mision.

Qente dhe macet e Perashit, Qafehardhise, Rrugices se Koplikeve, Unazes dhe Draçinit, e dine kete fakt dhe e presin me padurim.