Talenti 14-vjeçar nga Kosova, Enis Xhemaili, është padyshim një shembull për çdo të ri që ka pasion futbollin. Fatkeqësisht ai ka lindur me gjysmën e dorës, por kjo nuk e pengon të ndjekë pasionin e tij. Lojtari i Dritës U15 ka habitur opinionin publik me talentin e tij, por dhe për faktin se arrin të luajë lehtësisht me një anomali të lindur.
Statistikat e tij janë impresuese, 9 gola në 4 ndeshje. Ai vlerësohet shumë për teknikën dhe fantazinë në fushë. Në një prononcim për KTV, djaloshi tregon se jeton me futbollin dhe dëshiron të bëhet shembull frymëzimi për shumë persona që vuajnë. Trajneri i tij e çmon shumë përkushtimin e Enisit, por beson se kalimi në futbollin profesionist mund ti vështirësohet për shkak se anomalia fizike e pengon në dyluftimet me kundërshtarët.
“Hobi është futbolli. Kënaqem vetëm futboll, dua të jetoj me të. Sporti është jeta, me të bëhesh diçka i madh. Kam bërë shumë për futbollin. Dua ti mësoj shumë të rinj. Dua ti ndihmoj njerëzit në varfëri” thotë ai.
https://youtu.be/bOT30s5-Vns
Comments are closed.