Ndërsa udhëheqësit e G20 u zotuan të sigurojnë shpërndarjen e drejtë të vaksinave, ilaçeve dhe testeve Covid-19 në mënyrë që vendet e varfëra të mos lihen jashtë, SHBA. Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania njoftuan planet për të filluar vaksinimet në vendet e tyre në dhjetor ndërsa Spanja tha se do të fillojë administrimin e vaksinës për qytetarët e saj në janar.
Britania mund të japë miratimin rregullator të vaksinës Cfid19 të Pfizer BioNTech që këtë javë, njoftoi të dielën gazeta Telegrafi e MB. Duke cituar burime qeveritare, Telegrafi gjithashtu tha se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar tha që të ishte gati ta administronte vaksinën në 1 dhjetor
Pfizer dhe BioNTech mund të sigurojnë autorizimin urgjent të SHBA dhe Evropës për vaksinën e tyre Covid19 muajin tjetër pasi rezultatet përfundimtare të provës treguan një sukses 95% dhe pa efekte anësore serioze. Moderna javën e kaluar lëshoi të dhëna paraprake për vaksinën e saj që tregon efektivitetin 94.5 per qind
Në SHBA, kreu i Programit të Vaksinave, Moncef Slaoui, tha se amerikanët e parë do marrin një vaksinë që më 11 dhjetor, njoftoi CNN të dielën.
Gjermania mund të fillojë gjithashtu administrimin e vaksinave Covid19 sa më shpejt muajin tjetër, u citua të thoshte të dielën ministri i shëndetësisë Jens Spahn. Ai tha se Spanja dhe Gjermania ishin vendet e para të Bashkimit Evropian që kishin një plan të plotë vaksinimi
Comments are closed.