E bija e Bashkim Koplikut, deklaroi se i ati nuk ndërroi jetë nga Covid19 por nga pakujdesia e shtetit

Zv/ kryeministri i vendit në qeverisjen e parë të PD së, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, duket se nuk ka vdekur nga pandemia Covid19 sikurse shprehet e bija. Ajo tha për mediat se gjendja e babait 77 vjeç ishte e qëndrueshme, por për shkak se Covid19 i kishte prekur mushkëritë, kishte nevojë për oksigjen

Vajza e Koplikut gjithashtu tha se politikani vdiq në momentin kur po mobilizoheshin familjarisht për ta dërguar me avion jashtë vendit për mjekim të specializuar, pasi mjeti i fluturimit u vonua për të mbërritur në Rinas nga Turqia.

Ajo gjithashtu shtoi se dhe ambulanca erdhi me vonesë në spitalin e Durrësit, ku ishte shtruar prej ditësh. Ditën kur u komunikua vdekja e zv/kryeministrit, ndër të parët që reaguan ishte kryeministri Edi Rama

Ai e cilësoi si një mik të mirë, ndonëse nuk e kishte takuar kurrë nga pranë, veçse me mesazhe të shkëmbyera telefonike