Saimira Laçi, mjekja e laboratorit të Qendres Spitalore Kamëz, i është drejtuar emisionit Fiks Fare, pasi policia greke, kishte arrestuar një shtetase shqiptare e cila kishte paraqitur në pikën doganorë në Kapshtic, një fletë analize false me rezultat negativ për covid 19.
Një gazetare greke kishte vënë në dijeni Laçin, që në fletën e analizës që i ishte kapur shetases shqiptare ishte vën vula dhe firma e saj. Sipas z. Laçi me të marrë këtë informacion ajo i ishte drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të bërë kallzimin duke pretenduar se as vula dhe as firma nuk ishin të sajat, por ishin të falsifikuar. Madje edhe dy laboratorët të cilat ishin vendosur në fillim të fletë analizës ishin të falsifikuara . Sipas mjekes, “vajta në prokurori por nuk pranuan të merrnin denoncimin. Më pas kam vajtur tek Komisariti i Policisë Nr. 3 ku kam kërkuar të bëj denoncimin, por as aty nuk pranuan dhe me insistimin tim kam lën shënim tek oficeri i rojes se kam ardhur në këtë komisarit për të denoncuar se vula ime dhe firma e kapur në pikën doganore të Kapshticës nuk janë të miat”.
Pas kësaj policiët e Komisariatit Nr. 3 e kanë drejtuar tek Drejtoria e Policisë Tiranë, por edhe aty nuk kanë pranuar të më marrin kallzimin. Kam njoftuar Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kryeministrin Edi Rama me anë të një mesazhi, duke ju bërë të ditur se Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk pranojnë të marrin denoncimin. “Por askush nuk më ka ktheyer përgjigje” shprehet mjekja.
Në këto kushte ajo i është drejtuar emisionin ”Fiks Fare” i cili ka nisur menjëherë investigimin për gjetjen e personit që kryen këtë falsifikim. Në fletë analizë falsifikatori kishte shënuar numrin e telefonit. Fillimisht mjekja komunikon me falsfikatorin, i cili kërkonte me insitim se ku e kishte marrë numrin. Mjekja i kishte përmendur se e kishte marrë nga një i njohuri i saj dhe numri gjendej në fletë analizën e tij. Pas kësaj falsifikatori pranoi të hynte në bisedime më mjeken e cila i kërkoi i kërkoi një fletë analizë pasi do ikte në Gjermani. Fillimisht falsifikatori i kërkoi një dokument me fotografi të bashkëshortit të saj, që do merrte fletë analizën e tamponit covid 19 pa kryer asnjë analizë.
Vetëm pak minuta më vonë ai u tërhoq, duke deklaruar se i ishte djegur pajisja dhe se nuk kishte mundësi ta jepte fletë analizën.
Pas kësaj gazetarët e Fiks Fare arritën të gjenin një banor nga Shkodra i cili kontaktoi me falsifikatorin me numrin e telefonit që kishte në analizë. Menjëherë falsifikatori i ka kërkuar një foto të pasaportës, ndërsa i ka kërkuar 100 mijë lekë për t’i dhënë fletën e analizës të tamponit për covid 19 me rezultatin negativ.
Madje falsfikatori i ka treguar vendin ku qytetari duhej të parqitej, pranë një lokali në Shkodër. Gazetarët vajtën në mëngjes të nesërmen në lokal për të marrë fletë analizën, por falsifikatori kishte mbyllur telefonin, ndërsa kamarierët e lokalit u shprehen se nuk kishte lënë askush fletë analizë për covid 19 tek lokali i tyre
Comments are closed.