Situata e pandemisë në vend është në nivele shqetësuese. Edhe gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë raportoi shifra të larta. Nga 2.084 testime të kryera për të dyshuar, 565 kanë rezultuar pozitivë, duke shënuar një ulje të lehtë të rasteve krahasuar me ditët e kaluara.
Fatkeqësisht në orët e fundit 14 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.842 që nga fillimi i epidemisë.
Comments are closed.