Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka qenë kundër mbajtjes së maskës që prej fillimit dhe është shfaqur vazhdimisht pa maskë në takime. Disa herë është përballur edhe me forcat policore për këtë shkak. Sot, për herë të parë është shfaqur me maskë me logon e partisë në zgjedhjet që LSI po mban për kryesinë.
Sot unë dhashë një votë si të gjithë anëtarët e LSI. Shoh shumë vajza të reja dhe të rinj që i janë bashkuar LSI në këto vite të opozitës. Unë sot garoj për tu rikonfirmuar. Po pres me padurim zgjedhjen e ekipit drejtues, të gjitha struktuareve drejtuese që do të dalin nga ky proces.
Që do të drejtojnë LSI në misionin e saj kombëtar, për t’ju dhënë shqiptarëve të ndihen në Shqipëri si në shtëpinë e tyre.
Jam shumë krenare për ata të rinj dhe të reja që sot kanë zaptuar dhe kanë pushtuar zyrta e qendrat e votimit të LSI, me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të madhe. Kjo tregon se firorja jonë në 25 prill do të jetë e madhe. Por nuk ëhstë firore e LSi por e të rinjve.
Në fakt, partia ma mbledh. Nuk ma mbledh dot njeri tjetër. Unë përsëri vazhdoj të mendoj që maska është një element që mbahet në ambient të mbyllur, njerëzit duhet ta mbajnë se besojnë, jo se i kër.cënojnë.
Shqiptarët nuk i mund as koronavirus, as varfëria, as diktatura, janë një popull që brenda vetes së tyre kanë dashurinë, solidaritetin, lidhjen dhe forcën me njëri tjetrin, tha Kryemadhi.
Comments are closed.