Në qendrat shëndetësore në kryeqytet mjekët e familjes kanë ndeshur raste të pacientëve me covid pozitiv. Shumë prej tyre përdorin receta të sugjeruara nga të afërm që e kanë kaluar sëmundjen “Kemi hasur raste të tilla dhe i bëj thirrje popullatës që është absolutisht e patolerueshme”, shprehet Blerina Sina, mjeke familje në Qendrën Shëndetësore nr. 10.
Mjeku i familjes i këshillon pacientët me gjendje jo të rënduar nga Covid-i nëpërmjet telefonit, por nuk mund mungojnë edhe rastet që kanë nevoje për injeksione në qendrat shëndetësore.
“Rastet e rënda nuk mund të trajtohen kurrë në shtëpi. I këshillojmë kontaktin me 127 pasi kemi parë edhe raste të tilla që kanë marrë mjekim në shtëpi dhe kanë pësuar incidente” shprehet ajo.
Sa i përket rasteve të përdorimit të oksigjenit në kushte shtëpie, specialistët shprehen se nuk e rekomandojnë në mënyrë kategorike, për shkak të rrezikut./mv.abcnews.al
Comments are closed.