Gjermania ka vendosur rregulla të reja për shqiptarët që do të fluturojnë atje nga sot. Ato duhet që të regjistrohen në një link të vënë në dispozicion nga autoritetet gjermane. Gjithashtu njoftohet se, viza nuk është më garanci për të hyrë në Gjermani, por vendimi nëse do të lejoheni apo jo do të merret në aeroportin apo kufirin gjerman nga Policia Federale.

Gjithashtu njoftohet se pas hyrjes në shtetin gjerman do të duhet të bëni 10 ditë karantinë.

Në vëmendje të pasagjereve që udhëtojnë drejtë Gjermanisë me leje qëndrimi ose pasaportëPasagjerët të cilët kanë qëndruar në Shqipëri në dhjetë ditët e fundit duhet të regjistrohen para arritjes së tyre në Gjermani në www.einreiseanmeldung.de dhe të kenë me vete dëshminë e regjistrimit gjatë hyrjes.

Vetëm viza e lëshuar nuk ju jep automatikisht të drejtën e hyrjes në Gjermani. Në parim është Policia Federale ajo që në momentin e arritjes tuaj në një aeroport gjerman ose në një kufi gjerman vendos se a do të lejojë hyrjen.