Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin në total në 13804 që nga fillimi i epidemisë. Por rritja e këtij numri ka ardhur si pasojë e ndryshimit të strategjisë nga Komiteti Teknik. Nëse një i infektuar ka kaluar 14 ditë karantinë nga momenti i infektimit, cilësohet automatikisht i shëruar duke mos iu bërë tampon i dytë nëse e ka kaluar koronavirusin, por merret e mirëqenë
Pra, ashtu si dje, edhe sot 351 të shëruarit nuk janë konfirmuar në 24 orët e fundit, por kanë mbaruar karantinën 14 ditore, pa iu nënshtruar kështu tamponit për negativizim duke u futur në listën e të shëruarve. Ndërsa, aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar. Dita e sotme shënoi një tjetër rekord të zi, pasi nga 2560 testime, u zbuluan 694 raste të reja, ndërsa u regjistruan 6 humbje jete.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me SarsCov2 pozitiv në spitalet COVID mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani
Comments are closed.