Shefi i Komunikimit me Median në Policinë e Shtetit, Genti Mullai ka fituar betejën me COVID Përmes një shënimi në rrjete sociale ai ka treguar përgjigjen e tamponit, e cila ka dalë negative.
Teksa tregon eksperiencën e vështirë kur ishte i infektuar me COVID dhe ndërsa ka falenderuar personat që e kanë mbështetuar, Mullai tregon se është prekur nga COVID edhe zëdhënësi i ministrit Sandër Lleshaj, Ardi Bita.
Më në fund ja dola të triumfoj edhe mbi armikun global COVID19
Sonte nëprmejt këtij statusi s’do përcjell punën time sa e si punoj, por ky status ka kuptimin e jetës, besojeni kush s’e ka kaluar këtë të mallkuar virus që triumfi mbi të është sikur zoti të dhuron një jetë të dytë
E për këtë përveç mbështetjes së prindërve, e familjarëve të mi, u detyrohem shumë, shumë atyre që kontribuan në shërimin tim dhe t’ja dal me sukses.
Faleminderit shumë, mirënjohje e respekt pafund për Ty Profesor Perlat Kapisyzi, të mrekullueshmit Doktor Spiro Thomai, të talentuari infermirit Aurel Çako, miqtë Arsen Rusta e farmacistja Alba Rustemi që më mbështetën e ndihmuan në momentet më të vështira.
E sigurisht qershia mbi tortë, Laboratori Mjeksor GENIUS me në krye mjekun mikrobiolog Dr. Besnik Çullhaj, me dashamirësinë, mbështetjen, ndihmën dhe profesionalizmin tuaj, me saktësinë deri në detaj më dhatë jetë. Paçi suksese përherë e mbi të gjitha shëndet për Ty Dr Besniku, stafin laboratorik.
Pa asnjë diskutim nuk mund të lë pa falënderuar drejtuesit e Policisë së Shtetit që çdo ditë më dhanë mbështetje e kurajo, kolegët e koleget e punës dhe kolegët gazetarë që me qindra mesazhe e telefonata çdo ditë si dhe shumë e shumë dashamirës nga tërë qytetet e Shqipërsi dhe këtë e them pa asnjë ekzagjerim se i kam të ruajtura, më dhanë mbështetje e kurajo sepse vet natyra e këtij të mallkuari COVID është piskologjike dhe duhet një optimizëm e gjendje emocionale e mirë krahas mjekimit për ta kaluar.
Një falënderim për 12 zëdhëneset e DVP në qarqe dhe stafit të zyrës time që edhe pse s’i ndoqa e udhëhoqa dot si duhet e bënë punën në mënyrë të mrekullueshme, s’ka asnjë të pazvendësueshëm, vetëm shëndeti nuk zëvendësohet, ju faleminderit kolegë e kolege.
Mikun tim Ardi Bita i cili më mbështeti derisa sëfundmi u infektua dhe vetë. I uroj me zemër shërim sa më të shpejtë. Tashmë dita ditës sa të rimarr fuqitë e humbura dhe në start pasi detyra më thërret.
Mbani maksën, ruani distancimin social e mbani higjenë personale, s’është shaka më besoni. Po të zbatjmë këto e të mbeshtesim njëri-tjetrin, me humanizëm e dashamirësi, sigurisht që ja dalim mbi çdo të keqe.
Comments are closed.