Që nga nisja e pandemisë, COVID19 ka “rrëmbyer” dhjetëra jetë njerëzish, mes tyre edhe policë, avokat, mësues
Në më shumë se 8 muaj pandemi, bilanci është tepër i rënduar. Mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 10 avokatë, 10 policë, 8 mësues. Avokati Saimir Vishaj në një intervistë me gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta ka deklaruar se avokatët po punojnë në kushte shumë të vështira pune, në salla shumë të vogla, ku është e vështirë që të ruhet distanca, teksa ka një kërkesë për qeverinë.
Situata tepër e rënduar paraqitet edhe në radhët e uniformave blu. Gazetari Sokol Dema bën me dije se 280 policë kanë rezultuar pozitiv me COVID19 dhe po kurohen në shtëpi, teksa fatkeqësisht 10 efektivë e kanë humbur këtë betejë.
COVID nuk ka kursyer as mësuesit. Mësohet se 8 mësues kanë ndërruar jetë, kurse 5 të tjerë ndodhen të shtruar në spital
Comments are closed.