Gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur jetën dhe 490 raste kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë realizuar 2508 testime, 457 prej të cilave janë testime të kryera për arsye depistimi.
Ndërkohë 93 persona e kanë fituar betejën me COVID19 duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë.
Sakaq në 3 spitalet COVID po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 prej tyre janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime, prej të cilave 457 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2 490 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore
Comments are closed.