Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se e ka vendosur se ku do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuar në emisionin “Quo Vadis” Berisha ka shtuar se ende nuk do ta bëjë publike qarkun se ku do të kandidojë, duke e konsideruar “top secret”
Më tej, ai ka vijuar me akuzat politike duke shtuar se Partia Socialiste nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.
“E kam vendosur se ku do kandidoj, është ‘top secret’. Do ketë një moment tjetër për ta bërë publik. I kam të programuara, një herë marr vendimin pastaj shpall vendimin. PD u mor me procesin e kandidaturave, kurse PS spo bën gjë tjetër vetëm po përhap COVID me takime kovidogjene dhe po e ndihmon përhapjen. Unë kam me dokumente një seri zyratësh të PS kanë shkuar në takime pozitivë me COVID kjo është e vërtetë, dhe jo një disa raste. Ata tani nuk dinë çbëjnë tha Berisha
Comments are closed.