Këngëtarja Rovena Dilo ka rifolur për ish-lokalin e saj me emrin ‘Bar Rovena’ që e kishte trashëgimi nga gjyshja e saj, në tokën e të cilit, sot po ndërtohet një pallat. E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” Rovena Dilo tha se sot mund të ishte një miliardere, teksa ktheu sytë drejt tokës që dikur ndodhej në pronësinë e saj, dhe që për shkak të tij ende është në proces gjyqësor me Tom Doshin dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi.
E pyetur për rikthimin e saj në Shqipëri, Dilo tha se me pasuri, pronat që ajo kishte dhe me talent, mund edhe të sihte një miliardere, por që nuk e lejuan të fortët e politikës.
Pjesë nga biseda:
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me lekun dhe pronat dhe miqësinë? Këtu ku erdhëm ka qenë bar Rovena dhe kemi shumë kujtime. Për fat të keq gjërat ndryshojnë në jetë dhe mesa di unë ti nuk je ndarë mirë nga kjo histori?
Rovena Dilo: Bar Rovena nuk ka qenë Bar Rovena, ka qenë toka e nënës sime dhe unë vazhdoj të luftoj për pronën e nënës sime dhe nuk do rresht së luftuari derisa ajo të shkojë tek njerëzit të cilët e meritojnë ta kenë. Unë nuk e kam më, jemi në proces gjyqësor dhe pavarësisht se jemi në proces gjyqësor kjo ndërtesë po vazhdon të ngrihet, jemi në Shqipëri. Ky është problem gjykata dhe shteti nuk funksionon ashtu siç duhet dhe unë gjej rastin të shpresoj se drejtësia në 2020 nuk do të bëjë më padrejtësi për të marrë pronën nga pronari dhe për tja dhënë atë njerëzve të cilët për fat të keq janë të fortët e politikës. Jo vetëm pasuria ime u bë zero por edhe pasuria e stërgjyshit, zero.
Rovena Dilos iu sekuestrua lokali në vitin 2016 për të kaluar në pronësi të Doshit dhe Babasit. Këta dy të fundit, e paditën Dilon në vitin 2014 dhe pretendonin se toka ku ndodhej lokali i këngëtares ishte e tyre, dhe se ishte poseduar nga ajo, nga mungesa e përdorimit nga ana e dy politikanëve.
Pas dy viteve betejë, prona kaloi në emër të Doshit dhe Babasit, por Dilo, vijon ende ta apelojë. Mes tyre u fut edhe daja i këngëtares, Agron Vreto, i cili pretendonte se lokali u ishte shitur shumë vite më parë dy politikanëve, por që Dilo nuk pranonte ta lironte.
Comments are closed.