Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e para nga spitali Covid 1, ku qytetarët vijojnë luftën me koronavirusin. Aty tregohet personeli shëndetësor që mbajnë veshje speciale, ndërsa mjekja Najada Çomo tregon çfarë ilaçesh përdoren për të trajtuar pacientët.
“Është një protokoll që ka evoluar sepse e dimë që rastet e parë i takojnë nëntorit. Kemi huazuar protokollet e vendeve ku filluan rastet e para dhe Shqipëria në bazë të udhërrëfyesve ka marrë barnat që mjekojnë më mirë” tha Çomo.
“Fshati që duket nuk do kallauz” thotë një pacient që merr frymë me oksigjen dhe vlerëson qeverinë.
Kujtojmë se nga kati i dytë i këtij spitali u vetëhodh një 69 vjeçar ditën e sotme, i cili po kurohej për koronavirus dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore
Comments are closed.