Numri i personave të prekur me COVID19 vazhdon duke u rritur në Shqipëri.
Këtë të diel janë kryer 1942 testime ku 501 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusi. Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, vërehet një ulje e ndjeshme e vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit në Shqipëri. Jetën kanë humbur një 59 vjeçar nga Lushnja dhe aktori 73 vjeçar Koço Devole nga Tirana .
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bënë apel qytetarëve të respektojnë masat e higjienës për të mirën e përbashkët.
Rastet sipas shpërndarjes gjeografike: 219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë,
10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd, 6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, 2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë
Comments are closed.