Deputeti Ditmir Bushati ka dhënë detaje sot në lidhje me pozicionin e tij në Partinë Socialiste si dhe marrëdhënien me kryeministrin. “Këto janë procese komplementare. Unë drejtoi delegacionin shqiptar në asamblenë e OSBE. Sot jam pjesë e ekpit që po monitoron zgjedhjet në SHBA.
Do vazhdoj ti mbaj këto. Në nëntor është një proces tjetër që nuk ka lidhje me angazhimet e deritanishme sepse ushtrohet përmes vendeve pjesëmarrëse të OSBE dhe ka procedurë diskrete.
Nuk do ishte e udhës të ndaja më shumë informacion. Unë jam deputet i PS, jam anëtar i kryesisë dhe do të vazhdoj të jem në politikën aktive të familjes sime politike. Për raportet me Ramën? Është një çështje e stërpyetur. Kemi raporte normale të punës” tha Bushati në një intervistë për ABCneës
Comments are closed.