Richard Zellers është një mësues nga Pensilvania që prej gushtit të këtij viti jeton në Shqipëri. Garën që po zhvillohet për Shtëpinë e Bardhë po e ndjek me vëmendje, kjo edhe për shkak të interesit të shtuar që në vendin tonë ka për procesin zgjedhor që po mbahet në Shtetet e Bashkuara.
“Jetoj në Shqipëri që prej muajit gusht, pra prej pak muajsh. Jam më shumë se i intersuar për politikën. Ka apo nuk ka zgjedhje unë e ndjek politikën gjatë gjithë vitit. Në nivel kombëtar dhe shtetëror. Por më tërheq dhe politika në vende të tjera si për shembull në Britaninë e Madhe. I ndjek përditë dhe përpiqem të kuptoj se cfarë ndodh” u shpreh Zellers.
Shteti i Pensilvanisë duket se do të jetë përcaktues për përzgjedhjen e Presidentit të 46 të Shteteve të Bashkuara.
“Pensilvania aktualisht rezulton të jetë një shtet shumë i rëndësishëm për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Jam lindur dhe rritur atje dhe kam shumë miq dhe familjarë. Shumë prej tyre janë republikanë, shumë demokratë por dhe të pavarur. Dhe do të jetë shumë interesante të shohim se cfarë do të ndodhë në Pensilvani” tha ai.