Vllaznia e ka nisur me fitore kampionatin. Në ndeshjen e javës së parë, atë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” ajo ka mundur me rezultatin 2-0 Apoloninë falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë të saj nga sulmuesit Dilaver e Dunga.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me të njëjtin formacion si në ndeshjen e kupës ndaj Devollit dhe që në minutat e para u duk një epërsi e saj. Me kalimin e minutave presioni në kërkim të golit të avantazhit u rrit dhe mundësitë në fakt I ka patur, sidomos me Imerin, por ai është nxituar
Pjesa e parë në këtë mënyrë është mbyllur në barazim pa gola 0-0 Në fillimin e së dytës kuqeblutë e rritën volumin e lojës dhe po ashtu rastet për shënim janë më të pastra por sërish nuk ia dalin të shënojnë.
Në minutën e 55-të ndërkohë do të vinte goli I shumëpritur. Pas një goditje standarte, topi mbetet në këmbët e sulmuesit Dilaver që nuk e ka të vështirë ta dërgojë në rrjetë.
Ndërkohë goli I dytë do të vinte në minutën e 83-të dhe do të shënohej nga Dunga, vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë.
Vllaznia ne kete menyre merr trepikeshin e pare ne kampionat dhe shpresat e tifozeve tashme jane te medha per te patur nje sezon ndryshe te skuadres se tyre /SHKODRA-SPORT.COM/
Comments are closed.