Edhe pse krerët e BE-së nuk kanë thënë fjalën e tyre për zgjedhjet në SHBA, është një lider europian që ka thirrur fitore për Donald Trump.
E nuk mund të ishte ndryshe por shteti ku ka lindur zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump-bëhet fjalë për Slloveninë.
Është kryeministri slloven, Janez Jansha, një konservator nacionalist i djathtë, i cili nuk ka pritur rezultatet finale.
“Është mjaft e qartë që populli amerikan ka zgjedhur Donald Trump dhe (zëvendëspresidentin) Mike Pence për katër vjet të tjera. Vonesa dhe mohimi i mëtejshëm do të shërbente vetëm për të theksuar triumfin e fundit të presidentit. Urime Partisë Republikane për rezultatin e fortë në të gjithë SHBA-në”, tha Jansha, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, edhe kritik shumë i madh i Bashkimit Evropian /GazetaShqip
Comments are closed.