Gazetari Klodian Tomorri ka rrëfyer prapaskenat e vizitës së Ramës në Vërmosh, ku rastësisht ishte gjetur dhe vetë ai gjatë fundjavës, dhe mund të tregojë në vetë të parë atë që ka ndodhur
Sipas gazetarit është absurde që kreu i qeverisë të shkojë dhe të përurojë banesa private të qytetarëve, që janë investime tërësisht personale, në një kohë kur në fshat ende mungon energjia elektrike për 24 orë
Tomorri shprehet se Rama mbante një fjalim të gjatë përpara ndjekësve që kishte marrë me vete që nga Tirana, të cilët në fund edhe e duaktrokisnin, ndërsa pas mbarimit të takimit të kryeministrit në zonë ndihej veç zhurma e gjeneratorëve, pasi energjia kishte ikur sërish.
Kryeministri qe peruron banesat private Rastesisht u gjenda ne Vermosh kete fundjave. Fondi Shqiptar i Zhillimit permes Agjencise per Zhvillimin Ekonomik sapo kishte perfunduar rikontruksionin e dy ndertesave te kohes se komunizmit duke i pershtatur si qendra ne funksion te turizmit. Njekohesisht, qendra e fshatit ishte shtruar me kalldremin tipik te fshatrave malor. Nje pune e mire, por kaq. Nje investim i vogel, nga ato qe duhet te behen cdo dite me dhjetra ne nje vend, qofte ky dhe i varfer
Te dielen qe ne mengjes, i gjithe Vermoshi dukej ne shtetrrethim. Forcave te shumta te policise, u shtoheshin me dhjetra automjete te nepunesve te shtetit. Ministra, zyrtare ministrish, deputete, nepunesit e Bashkise dhe ata te kryeministrise kishin zaptuar gjithe fshatin. Me qindra. Nderkohe rreth ores 11 ne qiell filloi te kumbonte zhurma e nje helikopteri. Brenda pak minutash ne Vermosh u ul kryeministri
Me dhjetra kamera xhironin ato 50 metra katrore ku ishte kryer investimi. Kryeministri mbajti nje fjalim te gjate direkt dhe teksa fliste duartrokitej nga vartesit e tij te shumte qe kishte sjelle nga Tirana. Nga ana tjeter, funksionaret e tjere te qeverise shpjegonin neper intervista planet e medha te qeverise per zonen dhe per turizmin. Ndoshta ndonje nga ato intervista ka qene e financuar edhe me para publike. Fundja vetem Ministria e Bujqesise ka fond te posacem 600 milione leke ne vit, vetem per te promovuar arritjet e qeverise. Por kjo eshte nje ceshtje tjeter
Mua me pelqen te bej llogari. Fundja numrat jane e vetmja gje qe kemi me afer te vertetes. Fillova te mendoj se sa mund te ishte kostoja totale e rikonstruksionit te dy godinave dhe 30 rrasave te gurit dhe sa mund te ishte kostoja e mobilizimit te gjithe shtetit ne Vermosh. Nuk i kam shifrat e sakta, por kam shume frike se vetem kostoja e karburantit te helikopterit, me te cilin fluturoi kryeministri nga Tirana ne Vermosh e tejkalonte gjithe investimit. Kjo eshte qeveria qe kemi
Doja ta xhiroja te gjithe ate teater qesharak. Por nuk kisha mundesi se me kishte lene bateria e telefonit. Ne Vermosh dhe ne Lepushe shumicen e kohes nuk ka drita. Edhe atehere kur ka, tensioni eshte ne rastin me te mire 130 volt. Duke pare ceremonine e madhe te shoët, nje nga punonjesit e bujtines, ku po qendroja, nisi te fliste me inat
Ne vend te shtrojne nje kabull per dritat, sjellin gjithe shtetin ketu per 30 rrasa guri mermeriti. Nisa te qesh. Por marrezia nuk ishte e thene te mbaronte me aq
Pak metra tutje qendres se Vermoshit, 4 qytetare kishin ndertuar banesat e tyre private. Ishin disa shtepi te vogla, por te hijshme, tipike per fshatrat turistike malore. Te kater keta qytetare, u dekoruan nga kryeministri sepse kishim ndertuar nga nje shtepi. Motivin e dekorates nuk e mora vesh.
Por jetojme ne kohe te cuditshme. Qeveri qe dekorojne njerezit se ndertojne banesa. Kush do ta kishte menduar. Nderkohe mendimet mi nderpreu nje zhurme e forte. Ishte gjeneratori i bujtines qe u ndez. Qeveria e kishte perfunduar shoën. Dritat ne Vermosh u fiken serish
Comments are closed.