Kryeministri Edi Rama i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp për procesin e Rindërtimit ka folur dhe për vendimin e mbylljes së Universiteteve 3 ditë para nisjes së procesit mësimor si dhe kostot e larta që tashmë studentët kishin paguar
Kjo është situatë lu.fte, që nuk mund të aplikohet në afatgjatë, këto masa vinë si rezultat i studimit të përditshëm të kurbës së numrave. Në të gjitha vendet rreth e rrotull mësimi bëhet online, ne nuk kemi ndaluar mësimin, ne kemi thënë që ai do të bëhet në distancë.
Të rinjtë luajnë një rol shumë të madh në përhapjen e virusit, pasi janë asimptomatik, dhe marrin në qafë pastaj dhe njerëzit më vunerabël në familje. Natyrisht që tarifa e paguar për konviktet, ose do të kalojnë për muajt e tjerë, nëse ata kthehen, ose do tiu jepen mbrapsht. Ajo që është e sigurt është se ne nuk po bëjmë asgjë befasuese nga ajo që kanë bërë të tjerët.
Askush nuk bën dot plane të gjata, u bë çdo përpjekje deri në sekondën e fundit, 24 orë para se të ndodhte mbyllja është bërë një debat i madh, dhe u vendos për PO , tha kryeministri Rama.
Comments are closed.