“Çështje e brendshme e Hollandës” kështu e ka konsideruar kreu i qeverisë Edi Rama, veton që qeveria e këtij shteti i ka vënë vendit tonë, për tryezën ndërqeveritare, që pritej të mbahej në fundin e këtij viti
Sipas Ramës shkak për këtë është bërë politika e brendshme në Holandë, dhe etiketimi që iu është bërë shqiptarëve, duke i etiketuar si njerëz të lidhur me kr..ímin.
“Po me çfarë lidhet tjetër veçse me punët e brensdhme, se unë nuk e pranoj dot që Jolanda është më e vëmendshme se Gjermania apo Franca e Suedia. Puna është më e komplikuar sesa kaq, por unë këtë nuk mund ta them dot publikisht.
Në qeverinë e Holandës dominon politika e brendshme, merreni shtypin hollandez, meqë jeni gazetar dhe shihni prej sa kohësh shqiptarët përdoren si gogol atje. Merreni dhe shihni atje, që flet për banda shqiptare, dhe kur e hap lajmin shikon se dy janë shqiptarë dhe 10 të tjerë holandezë, dhe shtetas me kombësi të tjera.
Bëni dhe një studim tjetër, shikoni kalendarin e zgjedhjeve vend për vend, dhe shikoni qendrimin që ato kanë për zgjerimin, do të kuptoni se nuk janë pa shkak rritja e temperaturave
Duhet të presim deri në fund, dhe të mos bjemë pre e këtyre lajmeve që janë të pjesshme, unë mbaj një marrëdhënie shumë të mirë me kryeministrin e Holandës, situata e brendshme atje ka një instrument të radikalizuar për shqiptarët” u shpreh Rama. (E.K/Faxweb.al)
Comments are closed.