Kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë dielë 4 banorë të zonës me medaljen e posaçme të kryeministrit për transformimin e Vermoshit në një pikë turistike të Veriut.
Duke folur nga Vermoshi, Rama tha se këto medalje u janë dhënë vetëm ekipeve të kërkim-shpëtimit të cilët punuan për nxjerrjen nga rrënojat të personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit
Nike Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maraçaj kanë investuar për transformimin e disa godinave të vjetra në bujtina me të gjitha kushtet dhe standartet e destinacioneve europiane
Kryeministri gjithashtu deklaroi se Vermoshi është kthyer në një destinacion i preferuar turistik për shqiptarët dhe nuk ka asnjë ndryshim
“Jam i kënaqur nga ky investim. Nuk e besova që ishte reale. Mu duk sikur po bënin shaka. Mora Toninin dhe i çova foto dhe më tha që projekti ishte i vërtetë. Të them të drejtën shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen që keni bërë një investim i cili është një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg. Vizion për respektin e traditës për të kthyer një objekt të cilat janë bashkëkohore por mishërojnë traditën
E gjithë zona malore e Shqipërisë ku turizmi ka nisur të marrë frymë por do zhvillohet gjithmonë e më shumë. Është një shembull kuptimplotë dhe për ne dhe qeverisjen vendore. Më vjen mirë që më jepet kjo mundësi që tiu jap vlerësim. Këtu janë bërë dhe investime të tjera në kohët e fundit. Ju keni vendosur një gurë të rëndësishëm themeli për një vizion tjetër. Nuk ka asnjë ndryshim nga destinacionet më të famshme malore në Europë. Për këtë arsye kam ardhur sot që të shoh këtë mrekulli dhe tiu jap një simbol modest që është një medalje për merita të veçanta që e kemi dhënë vetëm njëherë për forcat e kërkim-shpëtimit që erdhën në Shqipëri menjëherë pas tragjedisë të 26 nëntorit të shkuar. E meritoni plotësisht dhe ju jam shumë mirënjohës që më dhatë këtë mundësi” tha Rama.
Comments are closed.