Rigerta Loku, mirditorja që përloti Kuvendin 3 vite më parë me fjalimin e saj ku i bëri thirrje deputetëve që të kthejnë sytë nga fshati ka marrë vendimin që të kandidojë me partinë “Nisma” në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Këtë e bëri të ditur me anë të një shkrimi në Facebook ku tha
“Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë. Mos harroni për asnjë moment se jeni.
JU motivi dhe forca ime! Me konsideratë, Gerta”
Kujtojmë se Rigerta Maloku, vajza nga Mirdita e cila kishte studiuar në “La Sapienza” në Romë për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, kishte shansin që ishte përfaqësuese e kësaj zone në Kuvend, në zgjedhjet e 2013, por nuk i dhanë votat e mjaftueshme që ajo të dilte deputete
Comments are closed.