Debate me tone të ashpra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër. Anëtari i këshillit, Arbis Vjerdha, ka kërkuar llogari për paratë e shpenzuara për Vllazninë, ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat kundër ish administratorit Suad Lici dhe administratorit të ri, Benjamin Naku. Vjerdha gjithashtu ka folur edhe për privatizimin e Vllaznisë dhe i kërkon kryebashkiakes Voltana Ademi që të mos e shesin klubin 100 për qind, me argumentin se është e vetmja gjë që i ka mbetur qytetit dhe mund të rrezikojë falimentin
“Problemi ma i madh nuk është të dimë kush është pronari, por ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve. Problemet janë të mbartura, por në mandatin e zonjës (i referohet kryebashkiakes Voltana Ademi) borxhi është thelluar edhe më tepër dhe situata është kritike. Tani duhen shitur aksionet, por ku kanë shkuar paratë? A kërkon kush llogari për administratorin (Suad Lici) Kolegia pyeti se çfarë ka ndryshuar dhe po i përgjigjem.
Ka ikur administratori , një hajn dhe është hera e parë që i them hajn. E kam me letra që është hajn dhe ai thotë jo. Ka ardhur një personazh tjetër (Benjamin Naku) dhe në sallë kanë qenë vetëm shtatë vetë. Ai ka thënë se kur nuk ka kush ta bëjë, po e bëj unë administratorin Ishin 7 vetë në sallë dhe gazetarët. A ka kush ndonjë vlerësim për atë figurë.
Ka ikur një hajdut që ka qenë në konflikt interesi, pasi është shqepur në tendera gjatë mandatit tuaj. Kjo ka ndodhur duke qenë administrator i Vllaznisë. Ka vjedhur djersën e sportistëve. Nëse kundërshton, le ti drejtohet prokurorisë. Si ka mundësi nuk keni shkuar në prokurori një herë për Vllazninë? Po të vijë në Shkodër dikush e të pyesë, ne kemi vetëm Vllazninë. Edhe tavën e krapit e kemi të Malit të Zi
100 vjet Vllaznia ka dalë në shitje sa bëjnë 10 apartamente. Doni ta nxirrni në shitje kur për 100 vjetor ra nga kategoria dhe njerëzit i shihje duke qarë. Shiteni, nuk është problem. Problemi është kujt ia shet, po shet markën 100-vjeçare. Vllaznia është marka e gjithë qytetit. Si mund të mos diskutohet se kujt po ia shesim. Duhen vënë klauzola, ndryshe do të rrezikojmë zhdukjen e Vllaznisë nga futbolli.
Administratori i ri, kur ka qenë drejtor i Policisë Bashkiake, është hetuar, përgojuar, përqeshur dhe ka dalë në televizor. Edhe kur është bërë pedagog ka ndërhyrë prokuroria për atë zotëri. Ka diploma false, ka përfituar rrogë më doktoraturë false. Fjalën hajdut e ka zbukuruar aq shumë, si ta bësh gomarin nuse. Por i dalin veshët një ditë. Pra, ikën një hajdut dhe vjen një hajdut tjetër