Dy s.ulme terr..oriste me tre të vd.ekur dhe disa të pl..agosur tronditën Francën pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, çështje për të cilën ka folur sot Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili shprehet se ka përpjekje të pandershme për të shëmtuar shprehjen Allahu Ekber
Ka përpjekje aspak të ndershme për ta shëmtuar madhështinë e shprehjes ‘Allahu Ekber’ shprehje e cila fik zjarret dhe nuk mund të jetë simbol i shkatërrimit shprehet Sytari
Imami i Shkodrës ka vijuar më tej duke thënë se nuk kemi pse ndihemi në faj për krime që i dënon Islami
‘Nuk duhet të ndihemi në faj kur dikush vret me fjalën ‘Allahu Ekber’ për një vepër që e dënon islami. Terma si ‘te.rrorizmi islamik’ i kthejmë mbrapsht dhe nuk i pranojmë sepse nuk janë tonat – ka thënë imam Sytari para besimtarëve në hytben e kësaj të premteje në xhaminë e Parrucës në qytetin e Shkodres
https://www.facebook.com/myftiniashkoder1990/videos/2721855198036016/
Comments are closed.