Një sasi tri.toli i është vendosur një banese në Lezhë pak pas mesnate. Mësohet se lënda plasëse i është vendosur pjesës së jashtme të banesës së gazetarit Elidon Ndreka, në fshatin Balldren.
Mësohet se Ndreka është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe arsyeja e vetme që mund të jetë bërë për vendosjen e lëndës plasëse është puna e tij si gazetar.
Gazetari është shprehur se nga shpërthimi është tronditur e gjithë familja, e cila ka qenë në gjumë në momentin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 30.10.2020, rreth orës 00.30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së banesës së shtetasit E.N, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit
Comments are closed.