Mjekui i shërbimit të Hemodializës në QSUT, Ahmet Duraku ka bërë me dije se pesë punonjës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai i është drejtuar Shefit të Shërbimit me një kërkesë për të nisur hetimi epidemiologjik, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.
Sipas mjekut, infeksioni mund të jetë përhapur tek pacientët nga vetë stafi mjekësor, por mbetet e paqartë sepse nuk janë kryer tampone. Në një intervistë për Neës24, Duraku i kujton qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë se pikërisht një prej grupeve më të rrezikuara nga COVID-19 janë të sëmurët që trajtohen në Qendrën e Hemodializës.
E vetmja masë mbrojtëse që përdornin ishte një maskë e thjeshtë kirurgjikale, ndaj mjeku bën thirrjen që të mos shtrohet më asnjë pacient pa bërë testin e koronavirusit.
Në emër dhe të kolegëve të tij, doktor Ahmed Duraku i kërkon qeverisë të investojë për të mbrojtur mjekët dhe infermierët si dhe të lëvrojë pagën e luftës për të gjithë bluzat e bardha pasi përballë përhapjes komunitare të virusit i gjithë personeli shëndetësor ndodhet në vijën e parë të betejës.
Comments are closed.