Presidenti Meta ka reaguar pas votimit në Kuvend, ku u rrëzua dekreti i tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Meta shprehet se nuk është surprizuar fare nga votimi në Kuvend, dhe shprehet se gjithë këtë situatë do ta marrë me qetësi dhe me dashuri
Meta: Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri! Nesër më ndiqni tek Arian Çani
Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë në pushtet, dhe për këtë i ishte drejtuar për opinion dhe Komisionit të Venecias.
Por mazhoranca e Edi Ramës, së bashku me deputetë të opozitës farsë që ndodhet në Kuvend, kanë vendosur sot që ta rrëzojnë dekretin e presidentit, pavarësisht thirrjeve dhe nga BE, për të pritur rekomandimet e venecias.
Një nga pikat më të diskutueshme në Kodin e ri zgjedhor, është heqja e koalicioneve, por edhe listat e hapura, që sipas opozitës janë një gënjeshtër tjetër e Edi Ramës, që nuk kërkon hapjen reale të tyre dhe garën e ndershme
Comments are closed.