Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur pak minuta më parë në spitalin Covid 3, i cili pritet të hapet së shpejti në ambientet e ish-kirurgjisë në QSUT.

Siç shihet dhe nga pamjet, e gjithë zona rreth spitalit ka masa të shtuara sigurie në pritje të Ramës, ndërsa kreu i qeverisë si zakonisht, edhe këtë takim do ta ketë me regji qendore.

Spitali Covid 3 pritet që të ketë 150 shtretër në total, ku pritet që të trajtohen pacientët që janë në gjendje më të stabilizuar. Fillimisht pritet hapja e një pavioni me vetëm 40 shtretër, ndërsa në dispozicion do të jenë 50 mjekë dhe infermier, që do kujdesen për pacientët.

Mjekët që do të shërbejnë në këtë spital janë disa nga infektivi dhe disa nga sëmundjet interne.