Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 288 raste pozitiv me Covid 19. Ndërkohë që raportohet se 3 persona kanë ndërruar jetë
Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 19 445 ndërsa ai i viktimave në 480. Aktualisht të shtruar në spitale janë 280 persona, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin 8260.
Fatmirësisht janë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 51 persona, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 10 705
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Comments are closed.