Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ishte në qytetin e Shkodrës, ne kuader te iniciativës “Para për Punë Publike”. Ky projekt finacohet nga Qeveria Federale Gjermane dhe synon përmirësimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese në rajonet e rrezikuara nga përmbytjet. Gjithashtu nëpërmjet punësimit sezonal të personave të kthyer nga emigracioni synohet dhe zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë, me të cilat këta persona po përballen.
Nisma PARA PËR PUNË PUBLIKE është kthyer në një ritual të përvitshëm. Në 2019 ën, vit në të cilin ne nuk arritëm të siguronim mbështetjen e qeverisë gjermane, bashkia me financat e veta pati mundësinë ta replikojë këtë nismë në 2 njësi administrative të Bashkisë së Shkodrës.
Promovimi i punësimit të të kthyerve nëpërmjet angazhimit në punë publike në Bashkinë e Shkodrës
Sot kemi parë së bashku rezultatet e para të punës për këtë vit, vit në të cilin kemi punësuar 214 punëtorë në 8 njësi administrative të cilat ndikohen më shumë nga fenomeni i përmbytjeve dhe emigrimit, dhe të cilat kanë numrin më të madh të familjeve në ndihmë ekonomike.
Janë afërsisht 200 km kanale kulluese të dyta dhe ty treta që po pastrohen me punën e palodhur të këtyre njerzve të mrekullueshëm, të cilët përveç kontributit të madh që po japin për punë publike që i shërbejnë gjithë komunitetit, kanë mundësinë të përmbushin sadopak nevojat ekonomike të tyre dhe familjeve të tyre.
E tashmë në prag të fundvitit, kjo mbështetje merr edhe një atribut social të rëndësishëm. Deklaroi Kryetarja e Bashkise Shkoder ne fjalen e saj
Comments are closed.