Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar përhapjen e Covid nëpër shkolla.
Në një deklaratë për mediat, para shkollave ish-deputetja Albana Vokshi thotë se qeveria po fsheh rastet me koronavirus, madje sipas saj shkollat nuk lajmërojnë prindërit
Informacione shqetësuese vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Partinë Demokratike. Numri i rasteve të mësuesve dhe të nxënësve që janë infektuar me virusin Covid19 është në rritje eksponenciale. Ajo çka i frigoheshim dhe kishim paralajmëruar ne si Parti Demokratike, shumë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po ndodh. Shkollat po shndërrohen në vatra të rrezikshme të përhapjes së përhapjes së Covid19
Situata është krejt jashtë kontrollit dhe qeveria duket se e ka lënë atë në rënie të lirë dhe nuk po merr asnjë masë. Shkollat në 90% të tyre janë pa kushtet minimale higjieno sanitare, janë pa ujë të rrjedhshëm, janë pa sapun, mësuesit janë të lodhur, janë të rraskapitur, janë të keqtrajtuar, janë të shfrytëzuar me dhjetëra orë të papaguar në javë, pavarësisht se ato sikurse edhe mjekët janë në vijën e parë të betejës me virusin Covid19 duke rrezikuar çdo orë mësimore shëndetin dhe jetën e tyre” tha Vokshi
Harta e virusit, thotë Vokshi, është zgjeruar me mbi 320 nxënës dhe mësues
“Vetëm javën e fundit, nga informacionet që vijnë në PD, janë me dhjetëra rastesh mësuesish, dhjetëra raste nxënësish, duke e çuar numrin total në më shumë se 320 mësues dhe nxënës të infektuar me Covid19 të izoluar dhe të karantinuar. Sigurisht ky numër është shumë herë më i madh, por drejtorët militantë duke zbatuar urdhrin për kodin e heshtjes, nuk bëjnë publike rastet dhe nuk informojnë jo vetëm mësuesit por edhe prindërit e nxënësve që mësojnë në shkollat e tyre” u shpeh Albana Vokshi
Comments are closed.