Ministria e Shëndetësisë ka firmosur urdhrin për hapjen e kinemave sipas protokolleve për COVID-19. Urdhri i Ogerta Manastirliut është publikuar në Fletoren Zyrtare.
Urdhri i ri përjashton kinematë nga aktivitetet që kufizohen për shkak të pandemisë COVID19
Nga ana tjetër, teatrot dhe koncertet vazhdojnë të jenë të pezulluara sipas urdhrit të datës 29 maj 2020.
PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 351, DATË 29.5.2020 “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA DHE KUFIZIMEVE PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË COVID19” TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID19 nenit 113, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” si dhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 4540, datë 9.10.2020
Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID19” të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:
1. Në pikën 3, germa “b” termi “kinematë” shfuqizohet.
2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID19
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare
Comments are closed.