200 kandidatët për për agjente të FBI shqiptare, Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë përfunduar testin logjik i cili po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve
Në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, një prej kandidatëve shprehet se ka besim te institucionet e reja të drejtësisë, dhe guximin e mjaftueshëm që të luftojë kr..imin dhe korrupsionin.
Në këtë garë konkurruan 653 kandidatë ndërsa 229 u skualifikuan nga vendimi i parë prej komisionit në përbërjen e tre prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Enkeleda Millonai.
Në përfundim të fazës së dytë kandidatët do ti nënshtrohen për të vazhduar garën testit fizik, e në fazën e tretë testit me makinën e të vërtetës
Në finale 60 fituesit do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu trajnuar nga agjentët e FBI përgjatë një muaji
Comments are closed.