Përplasjes mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama i është bashkuar dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë një interviste televizive, kryebashkiaku është shprehur se Meta jep mend për punët e të tjerëve dhe nuk respekton si duhet pozicionin e Presidentit.
Po ashtu, Veliaj e ka ftuar Metën që të garojë për kreun e Bashkisë së Tiranës, për të parë se kush është më i mirë prej tyre.
“Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, presidenti që do të bëjë punët që janë poshtë tij s’kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë, do të lërë rolin përbashkues dhe të vesh anën e njëri prej pale” tha Veliaj.
Comments are closed.