Në skenarin më të keq të pandemisë Covid Shqipëria mund të përballojë një kapacitetet prej 1600 pacientësh të shtruar në spitale.
Kështu u shpreh mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” ministrja Ogerta Manastirliu, e cila tha se në rast të ezaurimit të kapaciteteve në spitalet Covid 3 dhe 4 do të shfrytëzohen spitalet rajonale.
Manastirliu: Covid 3 dhe 4 janë spitale të mirëpajisura, gati për tu futur në funksion në momentin që do të kemi fluks.
Fevziu: Edhe me staf? Manastirliu: Përgjatë verës kemi punësuar 150 infemierë dhe mjekë. Fevziu: Ku i keni gjetur?
Manastirliu: Infermierët i keni rekrutuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë” dhe sot që kemi hapur portalin kemi 1 mijë aplikues. Me mjekët jemi angazhuar me infeksionistë, mjekë të familjes dhe mjekë të QSUT në specialistë të ndryshme. Por duhet të ezaurohen një herë kapacitetet e dy spitaleve q ëtë hapim tjetrin. Kemi edhe 25 per qind ose perqindja e dy spitaleve të lira
Fevziu: Cili është skenari më i keq që ju parashikoni?
Manastirliu: Ne kemi një strategji të përgjigjes së vjeshtë dimrit. Skenari i tretë është ai ku futet edhe përfshirja e spitaleve rajonale. Pra kur mbyllen kapacitetet 550 shtretër, atëherë kemi tre skenarë të tjerë ku futen edhe spitalet rajonale: 5 spitale në skenarin e parë dhe 6 në dy skenarët e tjerë, ku totali i shtretërve arrin në 1600 shtretër.
Fevziu: Keni një skenar të njerëzve që mund të humbin jetën? Fauci ka thënë se 400 mijë amerikanë mund të humbin jetën.
Manastirliu: Nuk do më pëlqente të flisja për fatalitetet dhe pse projeksionet dhe simulimet janë /Opinion.al
Comments are closed.