Vendi ynë pritet që shumë shpejt të ndryshojë protokollin shëndetësor për sa u përket ritestimeve të të prekurve me koronavirus. Këtë lajm e ka bërë të ditur për Tv Klan, Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Eugena Tomini.

Tomini është shprehur se së shpejti ritestimet apo tamponët e negtativizimit për Covid nuk do të kryhen.

“Nëse mbas 14 ditëve, ose nga periudha e 12-14 ditëve, ne ritestojmë dhe rezultojnë negativ sërish kalojmë në punë. Ne jemi duke vlerësuar heqjen e ritestimeve masive për rastet që janë konfirmuar pozitivë, por akoma jemi në të njëjtin zbatim protokolli”

Megjithatë, nëse një person rezulton pozitiv me Covid sipas protokollit shëndetësor, duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë edhe në qoftë se ai negativizohet më shpejt.

“Vazhdojmë me të njëjtën strategji me të njëjtin protokoll mbi çdo rast të dyshuar, të konfirmuar duhet të respektojë karantinimin 14 ditë