Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për Rrok Pepajn, babanë e Danjel Pepajt, autorit të vra.sjes së dy të rinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, në Malësinë e Madhe, të cilët u shpallën të zhdukur më 3 tetor dhe u gjetën pas pas 5 ditësh

Rrok Pepaj është lënë në burg pasi akuzohet për bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Dy ditë më parë ka Pepaj dhënë dëshminë e tij për disa orë në policinë e Shkodrës para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij

Pavarësisht masës së sigurisë sot në dëshminë e rradhës ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë, ndërsa për sa i përket djalit ka shtuar se di vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur

Në dëshminë e tij ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë, ndërsa për sa i përket djalit ka shtuar se di vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur

“Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse une jam i semurë dhe kam edhe gruan të sëmurë” tha ai.