Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas letrës së publikuar nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama, dhe që ishte nisur nga presidenti amerikan Donald Trump. Kim shkruan se ajo ka pasur kënaqësinë që tia dorëzojë letrën Ramës, të cilin e vlerëson për rolin udhëheqës në Ballkan dhe në Europë.

Pata nderin t’i dorëzoja kryeministrit Edi Rama një letër të Presidentit të SHBA, Donald Trump, që e falënderonte për udhëheqjen në Ballkan dhe Evropë, refuzimin e praktikave abuzive të Kinës dhe mbështetjen e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjen e Abrahamit. Krah për krah, shkruan ambasadorja.

Në letrën e Trumop vlerësohej roli i Shqipërisë në bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe këshillohej Rama që të tërhiqej nga çdo bashkëpunim me Kinën. Ndërkohë që një tjetër pikë ku ishte ndalur Trump ishte dhe ajo për zhvendosjen e ambasadës shqiptare në Izrael, në Jeruzalem.

I dashur Z Kryeministër Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua tju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit málinj të Kinës, ábuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grábitqare të huazimit.

Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë.

Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni.

Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem. Sinqerisht