Me 8 vite në pushtet Edi Rama duket se ka lënë të zhgënjyer edhe vetë socialistët, e jo vetëm kundërshtarët e tij politik
Pas tenorit të njohur Agim Hushi i cili ka qenë kandidat për deputet për Partinë Socialiste, edhe ish kryetari i PS për Shkodrën Edip Shiroka ka lëshuar një lum etiketimesh ndaj 2 njerëzve më të spikatur të Rilindjes, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Nëpërmjet një asocimi me një stacion në kryeqytetin e Austrisë, Vienë, i cili quhet `Kuçkagasse` (rrugica e kuçkës) ai shkruan se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kryeministrinë dhe bashkinë e Tiranës
“Sa herë që me Strassenbahn e bëj rrugën nga Schottentor ( qendër Vienë) për në Gersthof, është një nga stacionet ndërmjetës që quhet Kuçkagasse, dhe pa pikë “turpi” altoparlanti të njofton Kuçkagasse në shqip do të thotë – rrugica e kuçkës, fjala vjen si Zogu i Zi në Tiranë. Dhe kjo më kujton grupin e Facebook-save qeveritarë që në varësi të objektit ku janë të instaluar, Kryeministri apo Bashki, ai objekt shumë mirë mund të quhet Kuçkapalace” shkruan në rrjet Shiroka.
Kujtojmë se Shiroka u përfshi në një debat me Elisa Spiropalin para pak ditësh, të cilës i kujtoi kohën kur shkonte në Shkodër si mbushëse e furgonave të Saimir Tahirit, dhe pyetja e parë që bënte ishte se çfarë do të hanin për darkë.
Pak ditë më parë edhe ish-kandidati për deputet Agim Hushi, i cili është larguar jashtë vendit, shkruante se “25 prilli i vitit 2021 do të mbahet mend si dita e ikjes së mashtruesit dhe hajdutit më të madh në historinë e Shqipërisë, Edi Ramës”
Comments are closed.