Kurimi i COVID-19 është shqetësimi më i madh i momentit në fushën e mjekësisë dhe mjekët janë të ndarë në dy kampe të mëdha sidomos për sa i përket përdorimit të antibiotikëve në luftën e COVID
Antibiotikët nuk mundet të luftojnë koronavirusin, sepse nuk janë të dobishëm për infeksionet virale duke përfshirë Covid19 gripin dhe të ftohurën. OBSH-ja prej kohësh ka ngritur alarmin se të gjithë të prekurit me koronavirus duhet të heqin dorë nga përdorimi i antibiotikëve, të cilët duhet të merren vetëm me recetë nga mjeku për kurimin e infeksioneve bakteriale.
Përdorimi i tepruar i antibiotikëve shkakton më shumë vdekje
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se përdorimi i tepërt i antibiotikëve për kurimin e Covid-19 rrit rezistencën bakteriale dhe kështu mund të shkaktojë më shumë vdekje. Vetëm një numër i pakët i pacientëve të prekur nga koronavirusi kanë nevojë për antibiotikë për të trajtuar infeksionet bakteriale dytësore.
Ky nuk është vetëm një problem për Shqipërinë, sepse në çdo vend të botës janë përdorur antibiotikët për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus. Kjo është shoqëruar me mungesë të këtyre ilaçeve në disa vende më pak të zhvilluara, duke shkaktuar edhe vdekjen e parakohshme të personave që i kanë antibiotikët të domosdoshëm.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është një problem shumë i madh edhe në Amerikë. Sipas një studimi nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin, gati 3 milionë amerikanë, sëmuren nga rezistenca antimikrobike dhe më shumë se 350 mijë prej tyre vdesin. Kjo do të thotë se përdorimi i tepërt i antibiotikëve edhe gjatë pandemisë do e rëndojë akoma më shumë shëndetin e njerëzve, duke ulur imunitetin. Bakteret që bëhen rezistente ndaj antibiotikëve mund të çojnë në infeksione bakteriale të patrajtueshme që prekin cilindo, kudo e të çdo moshe.
Comments are closed.